Skandali nga Rumania: E dashura e këshilltarit të Ramës organizonte festa me kokainë në Tiranë! Politikanë e biznesmenë janë…

Hetimi i një skandali të madh ku është përfshirë ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po nxjerr në dritë dhe episode të frikshme që lidhen me Shqipërinë. Ai rezulton se është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, për sigurinë, por dyshohet i lidhur me një rrjet ndërkombëtar kokaine.

Romania TV, një televizion informativ 24 orësh, raporton se Florian Coldea duke shfrytëzuar afrimitetin me disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri, ka ndihmuar të dashurën e tij Marina Pandarof, të bëhej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Kokaina sillej nga Meksika, direkt nga karteli Sinaloa në Shqipëri në sasi të mëdha dhe më pas arrinte në Bukuresht në një rrugë sekrete.

Referuar raportimit, bëhet fjalë për “M Network” ose “Rrjeti M” që shpërndante kokainë për personat e kategorisë VIP në kryeqytetin shqiptar. Klientët e të dashurës së Florian Coldeas, thuhet se ishin biznesmenë me ndikim të madh në Shqipëri, politikanë të nivelit të lartë, gjeneralë dhe persona me shumë para që qëndrojnë pranë politikanëve.

Marina Pandarof cilësohet nga mediat në Rumani si “bjondia fatale”, për shkak se partneri i saj Florian Coldea, ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë ishte i dashuruar pas saj dhe e kishte vënë në krye të linjës së trafikut të kokainës, që thuhet se vinte direkt nga Sinaloa në Shqipëri e më pas në Bukuresht.

Skandali shkon edhe më tej. Coldea cilësohet si një personazh djallëzor që ka filmuar dhe regjistruar çdo festë dhe orgji që është zhvilluar në Tiranë, me eskorta e kokainë, ku të pranishëm kanë qenë biznesmenë të mëdhenj e politikanë të lartë vendas.

Siç raporton Romania Tv, këto pamje janë përdorur për shantazh nga ish-shefi i Shërbimit Sekret. Në kushtet kur posedonte pamje dhe provave të ndryshme sa më komprometuese, ai hapte “dosjet e tij të shantazhit” dhe bënte kontrata “konsulence” me biznesmenë e politikanë që kishin marrë pjesë në orgji.

“Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë kontrovers. Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje. Gjenerali Coldea u takua me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në mars 2020 në Tiranë”, thotë televizioni rumun.

Artikulli thotë se ish-shefi Shërbimit Sekret të Rumanisë ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe kur pa terrenin, bëri atë që dinte më mirë. Ai u infiltrua thellë në nëntokën e mafias në Shqipëri, bëri një sërë lidhjesh të rrezikshme nga mjedise të ndryshme, mes krimit dhe politikës.

Megjithatë, shkrimi nuk përmend se cilët janë biznesmenët dhe politikanët e lartë me të cilët Florian Coldea kishte bërë marrëveshje, ose kishte përfshirë në dosjet e tij të shantazhit.

Exit mobile version