Skandal/Policia arreston të rinjtë ende pa nisur protesta, reagimi…

Ende pa nisur protesta, një i ri është shoqëruar nga policia. Gazetari Osman Stafa ka siguruar një video për “BalkanWeb” ku shihet i riu që merret nga punonjës civile të policisë. I riu që identifikohet si Mexhit Kastrati përsërit se nuk ka bërë asgjë dhe kërkon ndihmë.

“S’kam bërë asnjë gjë. S’kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni”, thotë i riu teksa merret nga policia.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se policia po ndjek një tjetër strategji sot dhe efektivët e policisë të shpërndarë në kryeqytet nuk i lejojnë të rinjtë të grupohen.

Exit mobile version