Skandal me fondet e rindërtimit nga tërmeti, PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji” në Tiranë po jepen praktikisht me PPP

• Dyfishohen kostot e ndërtimit

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar nxori në pah se shqiptarët drejtohen nga një qeveri jo vetëm e paaftë, por edhe nga pushtetarë hajdutë. 1 vit pas tërmetit, nuk ka asgjë të ndërtuar. Asgjë. Rezultati është zero. Zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë baneaat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit.

Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro. Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës.

Në vend të shërbimit me cilësi dhe shpejtësi, Erion Veliaj ka zgjedhur të harxhojë kohën duke gjetur forma ekstraligjore për të shpenzuar dhjetëra miliona euro nga fondet e rindërtimit. Shumëkush mund të çuditet, por për 52 milionë euro që do të harxhojë këtu Erion Veliaj dhe Edi Rama nga taksat e qytetarëve, nuk ka një tender të veçantë për projketimin e banesave në zonën 5 Maji.

Bashkia e Tiranës ka shpikur një mënyrë të re për t’i vjedhur ato. Praktikisht, kanë dhënë edhe tërmetin me PPP. Projekti i zbatimit të ndërtimit të 12 godinave të reja te banimit do të realizohet nga vetë ndërtuesi i këtyre godinave. Është njësoj si ta japësh me PPP. Ai që projekton, ai ndërton, ai zbaton.

Fusha e abuzimit është lënë e stërmadhe në dorë të kompanisë ndërtuese, pa asnjë kontroll. Janë 52 milionë euro që do të hidhen në 12 godina të përqendruar në dorën e ndërtuesit. Kjo zgjedhje ekstraligjore ka vetëm një shpjegim: korrupsionin dhe vjedhjen me fondet e rindërtimit. Sot, çdo shqiptar e di se PPP- të e kësaj qeverie janë projekte abuzimi, mashtrimi dhe korrupsioni.

Çmimet fryhen, që fitimi nga vjedhja të jetë sa më i madh. Kjo ka ndodhur edhe më këtë PPP të fatkeqësisë, ku i është lënë dorë projektimi dhe ndërtimi, të njëjtëa kompani. Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri2 është rreth 320 mijë lekë. Sa na kushton kjo me Erion Velinë dhe procedurat korruptive të ndjekira për të zhvatur fondet e rindërtimit?

Hajdutët e fatkeqësisë i kanë rritur pothuajse dyfish. Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaë, 1 m2 tek zona 5 majo do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom. Për qeverinë e Edi Ramës dhe Bashkinë e Erion Veliajt, prioritet nuk janë qytetarët. 1 vit pas tërmetit nuk është hedhur asnjë lopatë me dhè. Ka vetëm propagandë dhe procedura që dyfishojmë kostot e rindërtimit, duke futur duart në xhepat e qytetarëve.

Exit mobile version