Situatë kaotike në Shkodër/ Uji në Obot arrin mbi 1 metër, banorët lëvizin me varka

Situtata e përmbytjeve në Shkodër sa vjen dhe përkeqësohet. Në Obot, ditën e sotme nuk mund të kalohet as me mjete të larta, por vetëm me varka. Makinat e ushtrisë nuk kalojne pasi uji vende-vende arrin mbi 1 metër. Banorët lëvizin vetëm me varkat e ushtrisë
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.
Situata e përgjithshme në Shkodër
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 13 mars 2018, paraqitet si me poshtë:
Vazhdojnë reshjet e shiut në territorin e Bashkisë Shkodër dhe rriten shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, fatkeqësisht në Njësitë Administrative të përmbytura, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim dhe sipërfaqja totale është mbi 1850 Ha. E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 450 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit:

Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 195 ha, fshati Shirq 140 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 50 ha, fshati Dajç (kënetë) 50 ha, fshati Darragjat 15 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere + jonxhe 85 Ha
2. E pakultivuar – 365 ha
Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë :
Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 713 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1Ha
9.Tunele 1
10.Pemëtore 3
11.Perime 2
12.E pakultivuar 310 Ha
Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1.Fshati Trush 60 ha
2.Fshati Bërdicë e Madhe 40 ha
3.Fshati Bërdicë e Sipërme 30 ha
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1.Jonxhe+foragjere 70
2.E Pakultivuar 60
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Paraqiten nevoja për javën në vazhdim nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 10 t
Bar i thatë 10 t
Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :
Gjedhë 637 krere
Të imta 700 krere
Derra 70 krere
Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Deri në orën 21.00 të datës 12.03.2018 niveli i shkarkimeve nga HEC-et paraqitej si më poshtë:
FIERZA: Kuota 295.36m | Q=647m3/sec | P=462MW |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 0m3/s.
KOMANI: Kuota 172.80m | Q=943/497m3/sec | P=580MW | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 400m3/s
V.DEJES: Kuota 74.99 | Q=1711/600m3/sec | P=239 MW |5 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s
Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Exit mobile version