Shtetrrethim në Durrës, Lleshit i dështon takimi me studentët, ikën me bisht ndër shalë…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dështuar në takimin me studentët në Durrës, ndonëse bëri shtetrretim në qytetin bregdetar. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.

Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë.

Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar.

Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Çfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”.

Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ishte sot në Durrës, ku kërkoi të zhvillojë një takim me studentët në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’.
Ai u prit me protesta nga studentët dhe më pas u fut në një sallë ku ishin mbledhur studentë të tjerë.

Por ajo që ka rënë në sy ishte fakti se takimi i Lleshit me studentët është zhvilluar në shtetrrethim.
Rojet dhe garda ishin vendosur që në hyrje të universitetit, duke mos lejuar të futen në sallë studentët që nuk e kishin emrin në listë. Më pas roje ka pasur brenda sallës dhe në çdo hyrje të saj.

8898c410 565d 4501 b612 86d64fd2cd17

Exit mobile version