Show i Ramës në Laç/ PD: Godinat që duhet të ndërtoheshin janë ende vetëm projekte 3D, premtimet nuk kanë shtuar asnjë tullë

Drejtori i fushatës elektorale në PD, Alfred Rushaj ka reaguar pas ceremonisë së ditës së sotme të organizuar në Laç nga Arben Ahmetaj për ndërtimin e banesave të reja.

‘Rigënjeshtra nuk e fsheh dot të vërtetën’, shkruan Rushaj në Twitter.

Postimi i plotë i Rushajt

Rigënjeshtra nuk e fsheh dot të vërtetën:

Godinat që duhet të ndërtoheshin janë ende vetëm projekte 3D dhe premtimet nuk kanë shtuar asnjë tullë.

Premtuan që në korrik do ti përfundonin, po mbaron gushti dhe skanë filluar akoma.

Exit mobile version