Shkëlqejnë në start Interi dhe Milani. “Ok” Roma

E diela e Serisë A ishte e tëra për milanezët, që e nisën me këmbën e mbarë kampionatin, duke fituar të dyja me rezultatin 3-0, por mbi të gjitha duke mbyllur mjaft shpejt sfidat e tyre. Milani pati nevojë vetëm për 23 minuta për të vulosur rezultatin me Kessie që shënoi që në minutën e 6-të me 11-metërsh, duke lënë Crotonen dhe me 10 vetë, pasi Var tregoi se në momentin e shkaktimit të penalltisë Cecherinit. Në inferioritet numerik, për Crotonen ishte e pamundur të realizonte ndonjë kthim rezultati dhe shpresën ja hoqi dhe Cutrone në të 18-ën.
Në të 23-ën nuk kishte më ndeshje me Suson që realizoi dhe golin e 0-3. Po aq shpejt sa Milani e zgjidhi takimin dhe Interi me Icardin që shënoi dy herë në 15 minutat e para.
Në pjesën e dytë pati festë dhe për Perisiçin, lojtarin më të përfolur te zikaltërit në këtë merkato vere, që shënoi golin e 3-0 për Interin. Roma fitoi në Bergamo ndaj Atalantës së Berishës, me ndeshjen që u zgjidh nga Kolarov, që i dha 3 pikë vedhekuqve.
Strakosha ruajti portën e parepkur për Lacion, por bardhëkaltërit megjithatë nuk fituan dot ndaj debutuesve të Spakit, duke barazuar 0-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të kampionatit.
Ndërkohë, sulmuesi i Sampdoria-s është në radarët e Inter-it dhe Roma-s, me të dyja ekipet që janë në garë për shërbimet e tij. Për këtë çështje foli edhe drejtuesi Daniele Pradè, i cili theksoi se deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë, me të ardhmen e Schick që projektohet larg klubit dorian.

Exit mobile version