Sanksione ndaj dy mediave amerikane në Rusi

Russian lawmakers vote the State Duma, the Lower House of the Russian Parliament in Moscow, Russia, Wednesday, Nov. 15, 2017. Russia's lower house of parliament on Wednesday unanimously approved a bill allowing the government to register international media outlets as foreign agents, a swift retaliation to the U.S. demands made to a Russian TV channel. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë në mënyrë unanime e ka miratuar legjislacionin me të cilin autorizohet qeveria që kompanitë mediale, të cilat marrin fonde nga jashtë, të cilësohen si “agjentë të jashtëm”.
Amandamentet në Dumën Shtetërore të Rusisë janë miratuar sot në leximin e tretë final.
Organizata Amnesty International tha se, ky legjislacion paraqet “goditje serioze” për lirinë e mediave në Rusi.
Radio “Evropa e Lirë”/Radio Liria (RFE/RL), njëra prej kompanive për të cilën zyrtarët rusë kanë thënë se mund të kategorizohet si agjent i jashtëm nën legjislacionin e ri, tha se aksioni i Dumës Ruse nuk duhet të shikohet si “përgjigje reciproke”.
“Është jo përkatëse që votimi i sotëm të shihet si përgjigje reciproke për kërkesat me të cilat ballafaqohen disa media të financuara nga Rusia në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Radios “Evropa e Lirë”/Radio Liria, dhe specifikohet se mediat ruse, “RT dhe Sputnik veprojnë lirisht në Shtetet e Bashkuara, derisa RFE/RL i ka humbur bashkëpunëtorët e vet për transmetim, për shkak të presioneve administrative”.
Mëtutje, në deklaratën e saj të sotme, Radio “Evropa e Lirë”/Radio Liria, thotë se “nuk do të spekulojë se çfarë hapash do të mund t’i ndërmerrte Rusia pas votimit të sotëm apo në ç’mënyrë kjo masë do të mund të zbatohej ndaj nesh”.
Në deklaratë, po ashtu, theksohet se “reporterët e Radios “Evropa e Lirë”/Radio Liria u janë nënshtruar keqtrajtimeve dhe sulmeve fizike në Rusi, derisa reporterët e RT-së nuk ballafaqohen me kërcënime të tilla në SHBA”.
“Puna e Radios “Evropa e Lirë”/Radio Liria është që të realizojë gazetari objektive dhe të vërtetë për audiencën tonë në gjuhën ruse në gjithë botën, përfshirë Rusinë”, thuhet në deklaratë, e cila përfundon me konstatimin se presim “që ta vazhdojmë punën tonë gazetareske”.

Exit mobile version