Sa pagoi Edi Rama për të qenë pjesë e Bienales së Venecias

Edi Rama duket se nuk ka përfunduar edhe aq rastësisht në Bienalen e Venecias. Mik i ngushtë me Anri Salën, artistin bashkëkohor që e ka ndihmuar të kurojë disa nga ekspozitat e tij nëpër botë, por duket se nuk qenka i vetmi.
Gruaja që ka futur Edi Ramën në Bienale është pikërisht Christine Macel, vetë drejtoresha e departamentit të artit vizuar të kësaj ekspozite, një nga më të rëndësishmet e artit në botë.
Por deri këtu nuk ka ndonjë befasi, mbase vërtet Macel ia vlerëson artin kryeministrit shqiptar. Por një tjetër informacion i rëndësishëm del.
Christine Macel është shpërblyer nga Rama, paraprakisht me vendin e anëtares së Bordit të Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, njohur shkurt si COD-i.
Një pjesë të personazheve të njohur, ata që e kanë këshilluar Ramën për fushatat e tij ndodhen pikërisht përkrah Macelit si Anri Sala, Alastair Campbell etj., ashtu si nuk mungojnë njerëz të tjerë si Remzi Lani dhe Pirro Misha.
Christine Macel është kuratore franceze, drejtoresha e Bienales së Venecias 2017 dhe shefja kuratore e Qendrës Pompidou.
Ditën e djeshme, dy gazetarë të rëndësishëm të artit në botë, i vlerësuan vizatimet e Ramës si të një djali të talentuar kolegji, por nën efektin e drogës. Ç’mendon vallë vetë kuratorja?!

Kush është piktori shqiptar që refuzoi të ekspozonte në galerinë e tij pikturat e Edi Ramës?

Edi Rama, ka kohë që nuk udhëton më pa marrë me vete pikturat e tij. Kështu ka ndodhur edhe në udhëtimin e fundit 9 ditor në Nju Jork, ku qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte pjesëmarrja në sesionin vjetor të OKB-së.
Përtej faktit që axhenda zyrtare e qëndrimit të Edi Ramës në OKB qe një dështim spektakolar, dhe kulmoi me vetëm një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe një foto të zakonshme me Donald Trump, duket se vizita e tij ka shënuar edhe një incident.
Burime për Syri.net bëjnë me dije se, mikpritësi kryesor i Edi Ramës në Nju Jork, bankieri shqiptar Richard Lukaj (i njohur edhe si anëtar i bordit të ABI Bank në Shqipëri), ishte angazhuar për të mundësuar një ekspozite të pikturave të Edi Ramës në galerinë “GR Art Gallery” që zotërohet nga një tjetër piktor shqiptar i njohur, George Pali.
Por, ndërsa në parim raportohet se piktori me origjinë nga Shkodra, George Pali ka pranuar të hapë një ekspozitë me pikturat e një artisti shqiptar, në momentin e fundit kur ka mësuar se bëhej fjalë për Edi Ramën, ai ka refuzuar në mënyrë kategorike. Këtë refuzim ai e ka justifikuar me faktin se gjatë kësaj periudhe, hapësira për ekspozitë ishte rezervuar për një tjetër artist.
Por gjithsesi natën e darkës mes bankierit Richard Lukaj dhe Edi Rama, ishte parashikuar që kryeministri të merrte pjesë në një ceremoni të organizuar në galerinë GR Art Gallery, ku ishin ftuar edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Nju Jork. Por duket qenë se pronari i galerisë, George Pali kishte refuzuar ekspozimin e pikturave të tij, Edi Rama ka refuzuar në momentin e fundit pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e pritjes që ishte organizuar në GR Art Gallery, dhe ka preferuar që në vend të takimit me dhjetëra shqiptarë që e prisnin në galeri, të darkojë me bankierin Richard Lukaj dhe familjen e tij.
Fakti që kishte një axhendë për të qenë të pranishëm në GR Art Gallery, është konfirmuar edhe nga vetë bankieri Richard Lukaj në postimin e tij në Facebook kur shkruan: “Me keqardhje u desh që të rishikonim axhendën në pritjen e organizuar këtë pasdite në GR Art Gallery, për shkak të konfliktit të axhendës, por shpresojmë që të kemi mundësinë të caktojmë një takim tjetër sa më parë. Falenderime speciale për Rozafa dhe George Pali për përpjekjet e tyre”.

Exit mobile version