Ryan Roberts: Të ndëshkohen zyrtarët e korruptuar

Ryan Roberts, shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën amerikane në Tiranë, ka deklaruar se prokurorët dhe gjykatësit duhet të bëjnë pjesën e tyre duke hetuar akuzat dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar. I pranishëm në aktivitetin “Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit”, Roberts tha se edhe organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe qytetarët e zakonshëm janë gjithashtu “shumë të rëndësishëm” për të sfiduar korrupsionin. “Një student shqiptar më tha se një nga mësuesit në shkollë i kërkoi mikut të tij të paguajë një ryshfet. Ai dhe miku i tij gjetën një mënyrë për ta regjistruar në video mësuesin duke kërkuar para dhe mësuesi u pushua nga puna. Ky djalë i ri, ashtu si të gjithë ju, jo vetëm që kishte bindjen për të bërë atë që është e drejtë, por ai e kishte dhe guximin për t’ju kundërvënë njerëzve që ishin më të fuqishëm se ai. Korrupsioni është një sëmundje që dëmton shoqërinë, ekonominë dhe sigurinë në mënyra nga më të ndryshmet. Prokurorët dhe gjykatësit duhet të bëjnë pjesën e tyre duke hetuar akuzat dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar. Por nxënësit, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe qytetarët e zakonshëm janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për të sfiduar këtë situatë dhe për t’i dhënë fund praktikave korruptive”, tha Roberts.

Exit mobile version