Rriten rastet me grip/ Simaku: Bëni kujdes, piku pritet në fund të janarit

Numri të infektuarve me grip apo viroza të stinës po rritet çdo ditë.

Specialistët e ISHP pohojnë se sezoni i gripit ka nisur prej disa javësh dhe tashmë kurba e infektimeve është në trend rritës. Më të pakta janë rastet me koronavirus.

Gripi tashmë qarkullon njëlloj në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa me Covid ndodh e kundërta, pasi kemi disa rrethe Covid Free.

Ekspertët paralajmërojnë se piku i sezonit gripal do të jetë në fund të muajit janar dhe fillim të muajit shkurt, ndaj apeli i tyre shkon për vaksinim.

Në ditët e festave, kur edhe grumbullimet do të jenë më të mëdha, specialistët kërkojnë të bëhet kujdes veçanërisht me të moshuarit dhe grupet e riskut. Ata kërkojnë që në të tilla raste të përdoren maskat.

Exit mobile version