Revolta e ish-ministrit: Kush mban përgjegjësi për farsën e arrestimeve për show dhe terror politik?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar arrestimin e zyrtarëve të bashkisë së Lezhës, si një farsë e cila u shfry brenda 48 orëve. Manjani ka reaguar me një postim në Facebook pas vendimit të gjykatës në Lezhë, e cila i la sot të lirën gjithë të arrestuarit me burg, duke ndryshuar masën në ‘arrest shtëpie”.
Manjani shkruan gjithashtu se operacioni që u shit si sukses i madh dështoi, pasi policia nuk mund të hetojë në vend të Prokurorisë.
Postimi i plotë i Manjanit:
“Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për shoë dhe terror politik!
Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi!
Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti!
Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit!
Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!
Por, unë dua të di:
– Ku është Prokuroria e Republikës?
– Kush po heton?

– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?
– Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!
– Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?
– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?
– Përse nuk sekuestrohen dokumentet zyrtarë?
Boll me show policësh!
Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!”

Exit mobile version