Rënia e Murit të Berlinit/ Asnjë përkujtim prej qeverisë së rilindsve…!

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD ka vënë në dukje sot jo më kot, sesi qeveria “e rilindsve të ish-Bllokut komunist” nuk e ka përkujtuar me asnjë ceremoni, rënien e Murit të Berlinit, një akt i fuqishëm për të cilin këto ditë flet gjithë bota.

“30-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, që hapi dhe dritën për përmbysjen e diktaturës, izolimit, varfërimit dhe poshtërimit të shqiptarëve pas afro 50 viteve komunizëm –  asnjë përkujtim, nderim e ceremoni mirënjohje prej qeverisë së rilindsve të ish-Bllokut komunist në Tiranë!

Presidenti Ronald Reagan ishte  arkitekti i rrëzimit të kësaj mizerjeje në mes të Evropës.Një trashëgimi e shkëlqyer”, shkruan Nishani në një mesazh në Facebook.

Exit mobile version