“Reali do të bëjë ofertë për Mohamed Salah”

Presidenti i Federatës së Egjiptit, Hany Abo Rida, ka thënë se gjatë verës Real Madridi do të bëjë ofertë për Mohamed Salah pasi e dëshiron në “Santiago Bernabeu” një lojtar të kalibrit të 25-vjeçarit. Salah u transferua te Liverpooli nga Roma për 34.4 milionë funte verën e kaluar. Ai ka shkëlqyer në Premier Ligë, duke shënuar 18 gola në 22 ndeshje. “Real Madrid do të bëjë ofertë për Salah në verë”, u shpreh Rida.
“Salah është duke shikuar që të përmirësojë lojën e tij. Është e qartë se nëse një lojtar egjiptian luan për një klub aq të popullarizuar në botë siç është Real Madridi, do të ishte fantastike për futbollin egjiptian”, shtoi numri një i Federatës së Futbollit të Egjiptit.
Mohamed Salah ka fituar zemrat e tifozëve të Liverpulit pas vetëm pjesës së parë të sezonit me Të kuqtë. 22 ndeshje, 18 gola në Premier Ligë – statistika fantastike të Salah që e bëjnë atë futbollistin me mesataren më të mirë të golave në Liverpul në epokën e Premier Ligës. Mohamed Salah shënon gol çdo 93 minuta.

Exit mobile version