Reagon Berisha: Beogradi terror hakmarrës ndaj shqiptarëve të Preshevës për arrestimin e provokatorit Gjuriç! (Video)

Kosovo police escort Marko Djuric a Serb official to a police station in Kosovo capital Pristina after he was arrested in northern Kosovo town of Mitrovica on Monday, March 26, 2018. Kosovo police arrested a Serb official after he was banned from visiting a divided town in northern Kosovo and then fired tear gas and stun grenades at Serb protesters Monday. (AP Photo/Visar Kryeziu)

“Terror hakmarres primitiv i Beogradit ndaj shqiptareve te Presheves per arrestimin e provokatorit Gjuriç!”, shkruan ish-Kryeministri Berisha në reagimin e tij në një postim në Facebook.
“Te dashur miq, ne nje perpjekje te hapur konflikti Presidenti i Serbise, pas provokacionit te ulet, dergimit ilegal ne Mitrovice te ultranacionalistit Gjuriç dhe arrestimit te ligjshem te ketij vagabondi politik nga policia e Kosoves, shpalosi sot skenarin e konfliktit ne Presheve.
Ne nje akt terrorizimi te popullates civile shqiptare te Lugines se Presheves, ai zhvilloi stervitje ajrore me fluturime te ulta te avioneve ushtarake, duke shkelur ne menyre flagrante marreveshjen e NATOs me Beogradin per Luginen e Presheves.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrori te vertet te Beogradit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves, me synime te qarta destabilizuese, u bej thirrje shqiptareve te Presheves te qendrojne te palekundur ne votrat e tyre pavaresisht nga provokacionet e turpshme te Beogradit, qe pashmangshem do te kene fatin e te gjitha akteve te tyre te verbta, ultranavionaliste te meparshme!”, shkruan Berisha.
Shikoni videon e aktit banditesk te terrorit serb.

Exit mobile version