Reagimi i avokatit Logu: Na qenka mërzitur Ulsiu pse PD nuk votoi amnistinë sipas variantit rilindas!

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, avokati i njohur Besart Logu, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhënë një ditë më parë nga qyteti i Vlorës.

Më poshtë postimi i plotë i avokatit Logu:

“Na qenka mërzitur Ulsiu pse PD nuk votoi amnistinë sipas variantit rilindas!

Nuk ka faj, po afrojnë zgjedhjet e 2025 dhe duhen drejtorët hajdut të dënuar për korrupsion që të bëjnë vota! Nga ana tjetër, ti bëjnë një qokë Safet Gjicit apo Lefter Kokës e Alqi Bllakos për dënimet e marra për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Edi Rama dështoi të përcjellë mesazhin se nuk jemi republikë prokurorësh (që hetojnë zyrtarët e korruptuar) por republikë parlamentare (që i amnistoijnë ato).”

Exit mobile version