Reagimi i fortë i SHBA, këshilltari i Trump nxjerr Ramën mashtrues për kokainën

Reagimi zyrtar nga kabineti i Presidentit Trump nxjerr mashtrues Ramën për kapjen e ngarkesës së 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit. Ish-Kryeministri Berisha ka lexuar në Parlament deklaratën e përbashkët dhe zyrtare të autoriteteve kolumbiane dhe atyre amerikane. Zv.këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare ka qenë prezent në leximin e deklaratës së autoriteteve kolumbiane, që ka qenë një deklaratë e përbashkët, për kapjen e 613 kg kokainë jo sikurse deklaroi Rama vetëm nga policia shqiptare, por nga një operacion ndërkombëtar që nisi nga Kolumbia dhe me mbështetjen e DEA-s amerikane. Trafiku i drogës nga Kolumbia në Shqipëri dhe dërgesa e fundit prej 613 kilogramësh kokainë të mbërritur në portin e Durrësit, pas porosisë së mbërritur nga vendi ynë, kanë qenë temë e fjalimit të djeshëm të ministrit të Mbrojtjes së Kolumbisë. Në një fjalim të bërë përpara bazës së Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, Ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, i shoqëruar nga të dërguarit e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë Ambasadorin Kevin Withaker dhe Gjenerali Rick Waddell, zëvendëssekretari i Sigurisë Kombëtare. Këta të fundit ishin të pranishëm në këtë ceremoni me qëllim informimin dhe njohjen e goditjeve që ka bërë Kolumbia kundër organizatës kriminale dhe trafikantëve të drogës të njohur si ‘Klani i Gjirit’. Në fjalën e tij, ministri kolumbian i Mbrojtjes, tha se Luis Carlos Villegas gjatë operacionit ‘Agamemnon’, gjatë 4 vitet e fundit, ‘Klani i Gjirit’ (Clan de Golfo) ka humbur më shumë se 6 mijë miliardë dollarë si pasojë e goditjeve të ushtrisë dhe policisë kolumbiane.

Në fjalën e tij, ministri Villegas pohoi se Forca e Policisë Kolumbiane do të vazhdojë të përballet me forcë të dukshme fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupet e armatosura të organizuara si ELN, grupet e mbetura të FARC dhe ‘Clan del Golfo’.
Ai vuri në dukje edhe operacionin e fundit të zhvilluar nga Policia Kombëtare Kolumbiane në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Shqipërinë, për kapjen e 613 kilogramë kokainë të nisur nga Kolumbia me destinacion Portin e Durrësit në Shqipëri. Policia Kombëtare Kolumbiane ka raportuar se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare, u kapën 613 kilogramë kokainë, në pronësi të organizatës kriminale ‘Clan del Golfo” në portin e Durrësit, Republika e Shqipërisë, aksion i bërë në 28 shkurt. Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një kontenieri që la Kolumbinë në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që në itinerarin e saj do të vizitonte disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, Shqipëri, ku edhe do të shkarkohej. Kokaina u sekuestrua falë informacioneve të mbërritura në kohë dhe të ofruara nga agjencitë pjesëmarrëse në këtë operacion, të cilat i lejuan policisë shqiptare që të planifikonte një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare. Gjatë operacionit u kapën dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Policia Shqiptare lëshoi urdhrin e kontrollit dhe konfiskimit tek pronari i kompanisë dhe hapi hetimet me homologët e saj në Europë për të përcaktuar identitetin e personave të tjerë të lidhur me këtë sekuestrim droge, e cila është bllokimi më i madh i kësaj substance të paligjshme në Shqipëri.

Exit mobile version