Ranieri: Unë trajner i Italisë?

SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 22: Claudio Ranieri, manager of Leicester City looks on before the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Sevilla FC and Leicester City at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 22, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Claudio Ranieri “i shkel syrin” Kombëtares Italiane. Pas eliminimit nga Botërori “Rusi 2018” dhe largimit të Venturës, tashmë “të kaltrit” janë në kërkim të një emri që mund të marrë drejtimin e skuadrës. Ançeloti, Konte, Alegri dhe Mançini janë disa prej kandidatëve, por, me sa duket, asnjëri prej tyre nuk duket i arritshëm. Ndërkohë, ai që i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij është trajneri i Nantes, Claudio Ranieri. 60-vjeçari, pas përfundimit të takimit ndaj PSG, i pyetur nëse do t’i pëlqente të drejtonte Italinë, u përgjigj:
“Kam lexuar se kandidatë janë Alegri, Konte, Ançeloti. Unë mendoj se para se të zgjedhin trajnerin, duhet të mendojnë sesi duhet të dalin nga kjo situatë, sepse kemi prekur fundin. Sigurisht, nëse do të më vijë një telefonatë, do ta mendoj, por nuk varet vetëm nga unë. Unë kam kontratë me një skuadër dhe presidentët duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin”, u shpreh Ranieri. Duket qartë se 60-vjeçarit do t’i pëlqente një aventurë e tillë, duke qenë i bindur se, pasi preku fundit, Kombëtarja italiane do të dijë si të ringrihet.

Exit mobile version