Rama shkarkon Hickën dhe emëron drejtorin e Soros Avokat të Shtetit

Kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme avokaten e shtetit Alma Hicka dhe në vend të saj ka emëruar Artur Metanin. Hicka u emërua në krye të avokaturës së shtetit me marrjen e mandatit të parë nga qeveria Rama në vitin 2013.
Artur Metani, me profesion jurist është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni. Më herët Metani ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama për sigurinë, si dhe kandidat për byronë e hetimit.
Në vitet 2000-2004 ka qenë drejtor i programeve të drejtësisë të Soros. Ndërsa në vitet 2004-2012 ai ishte këshilltar i Presidentit Moisiu dhe më pas i Bamir Topit për drejtësinë.
Pozicioni që Metani ka mbajtur së fundi ka qenë ai kreut të deprtamentit të antikorrupsionit në kryeministri.
Alma Hicka ka qenë një nga avokatet e shtetit më të sulmuara nga opozita për shkak të mbylljes së çështjes CEZ.
Sipas opozitës Hicka ka qenë në konflikt interesi për shkak se mbronte inetersat e shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër intersat e kompanisë CEZ mbroheshin nga bashkëshorti i saj, po me profesion avokat Envi Hicka.
Po ashtu gjatë tre viteve të para të Alma Hickës në krye të avokaturës shqiptare, qeveria ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare. Në shumë raste, vendimet e Hickës për përzgjedhjen e studiove ligjore janë kundërshtuar nga ministrat e drejtësisë së kohës.

Rama: ”Alma mos u mërzit…”
Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit për të larguar Alma Hickën nga Avokatura e Shtetit, dhe zëvendësimin e saj me Artur Metanin.
Rama thotë se, ajo që shkruajnë kazanët është një broçkull pasi Hicka është larguar me dëshirën e saj, pë një detyrë tjetër në ditët në vijim. Ai i kërkon miqësisht Hickës që të mos mërzitet.
Reagimi i Edi Ramës:
Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses.
Alma Hicka ka qenë një nga avokatet e shtetit më të sulmuara nga opozita për shkak të mbylljes së çështjes CEZ.
Sipas opozitës, Hicka ka qenë në konflikt interesi për shkak se mbronte inetersat e shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër intersat e kompanisë CEZ mbroheshin nga bashkëshorti i saj, po me profesion avokat Envi Hicka.
Po ashtu gjatë tre viteve të para të Alma Hickës në krye të avokaturës shqiptare, qeveria ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare. Në shumë raste, vendimet e Hickës për përzgjedhjen e studiove ligjore janë kundërshtuar nga ministrat e drejtësisë së kohës.

rama alma

Exit mobile version