Rama: Paguani paret tek Nikolini se do të na mbrojë drogën e prostitucionin

Në kulmin e debateve mbi ligjin e importit të plehrave dhe kanabisin, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, doli me një qëndrim publik të bujshëm disa ditë më parë.
Ai tha se kanabisi duhej legalizuar dhe se mbjelljet ishin diçka normale, më pas tha se edhe po të legalizohej prostitucioni nuk do ishte keq, duke dalë më pas dhe tek pika nevralgjike…
Nikolin Jaka deklaroi publikisht se Parlamenti duhej që ta miratonte sa më shpejt ligjin për importin e plehrave dhe riciklimin.
Ky qëndrim i Kreut të Dhomës së Tregtisë, kishte një rëndësi të dorës së parë. Ishte qëndrimi i shoqatës më të madhe të biznesit, në lidhje me një nismë problematike, të dyshimtë dhe me shumë të panjohura si ajo e importit të plehrave.
Por ishte njëkohësisht dhe një sinjal solidarizimi me qeverinë Rama dhe për çështjen e kanabisit nga nr. 1 i biznesit në vend. Por gjasat janë që shtysat e Nikolin Jakës të mos jenë dhe aq parimore apo ‘teknike’ siç ai pretendon.
Pasi pikërisht në momentin kur Nikolin Jaka i kërkoi Kuvendit që të miratonte ligjin e riciklimit, komisionet e Kuvendit po shqyrtonin paralelisht dhe një tjetër projektligj, i cili lidhet drejtpërdrejt me interesat e Jaka.
Bëhet fjalë për një nismë që zyrtarisht i është dërguar Kuvendit nga ministri Arben Ahmetaj, e që synon imponimin për të gjitha bizneset, që të paguajnë një kuotë vjetore për Dhomën e Tregtisë.
Sipas këtij projektligji, nëse regjistron firmën tënde në QKR, atëherë je i detyruar automatikisht të paguash dhe një kuotizacion për Dhomën e Tregtisë që e drejton Jaka.
Ky është një favor i rëndësishëm që i bëhet Jaka dhe Dhomës që ai drejton, pasi i krijon atij kapacitete të forta financiare, të garantuara me ligj.
Ndaj dhe deklaratat e Jaka për riciklimin/kanabisin/prostitucionin kanë qenë minimalisht pretendime të dhëna në kushtet e një konflikti interesi arbitrar, pretendime të dhëna në një kontekst ku kryeministri dhe qeveria favorizon shoqata biznesi me ligj, për të marrë në këmbim heshtjen e biznesit ndaj aktiviteteve të dyshimta ose kriminale.

“HashtagAL”

Exit mobile version