Rama kërcënon qytetarin pse i kërkon llogari për faljen e detit!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar kryeministrin Rama për kërcënimin që i ka bërë një qytetari, pas komenteve të shkëmbyera ditën e djeshme, mes një qytetari dhe kreut të qeverisë.
Rama i është përgjigjur një prej komenteve që i kanë ardhur në postimin e bërë për donacionin e 100 mijë eurove të dhënë në ndihmë të grekëve të prekur nga tragjedia e zjarrit të rënë tre ditë më parë në zonën e Atikës, në Athinë.
“A prandaj je duke ja falur detin ti se jane vllezeri dhe motrat e tuja po ato masakrat ne Cameri kush i beri a harrove o Edo ishe mire deri dje cpate tani”, ishte ky komenti të cilit Rama i është përgjigjur:
“Ti dhe disa raciste te tjere ketu meritoni nje pergjigje vënçe kur thote populli, po kur e mendon njeriu pak me shume, ndjen thjesht keqardhje perballe agresivitetit te padijes suaj te thelle, keshtu Zoti te falte ty e ata si ty qe s’dine ç’flasin!… replikoi mes të tjerash kryeministri.
Ka qenë pikërisht kjo gjuhë kërcënuese e Ramës, e cila ka marrë vëmendjen e ish-Kryeministrit Berisha, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se “tradhetia i ka shkaterruar nervat Jorgo Zografit te dyte, siç po e quajne rendom mediat Edvinin per shkak te marreveshjes se tij te fshehte te coptimit te ri te trojeve shqiptare.”
Më tej Berisha shprehet se “duke pergezuar qytetarin patriot, denoj me ashpersine me te madhe gjuhen kercenuese te Zografit te dyte ndaj qytetarit atdhetar dhe e paralajmeroj ate se per aktin e larte te tradhetise kombetare do te marresh ndeshkimin me te rende qe ekziston dhe meriton plotesisht o tradhtar!!”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Jorgo Zografi i dyte kercenon qytetarin sepse i kerkon llogari per faljen e detit!
Te dashur miq, tradhetia i ka shkaterruar nervat Jorgo Zografit te dyte, siç po e quajne rendom mediat Edvinin per shkak te marreveshjes se tij te fshehte te coptimit te ri te trojeve
shqiptare.
Dje, nje qytatar patriot i kerkon llogari Zografit te dyte ne FB e ketij te te fundit per faljen Greqise me marreveshjen e fshehte te Londres me kryeministrin Cipras te se paku 1250 km katror siperfaqe deti dhe triliona fuçi nafe dhe gazi, pasuri kombetare e shqiptareve. Zografi i dyte, i vetedijshem se tradhetia e tij e larte do te marre ndeshkimin me ekzemplar, iu kthye qytetarit me gjuhen e njeriut qe, per shkak te aktit te tradhetise se larte kombetare, ka humbur kontrollin e vetes duke i thene qytetarit se ai meritonte nje pergjigje vençe.
Me kete rast, duke pergezuar qytetarin patriot, denoj me ashpersine me te madhe gjuhen kercenuese te Zografit te dyte ndaj qytetarit atdhetar dhe e paralajmeroj ate se per aktin e larte te tradhetise kombetare do te marresh ndeshkimin me te rende qe ekziston dhe meriton plotesisht o tradhtar!!

Replikat
Komentuesi: A prandaj je duke ja falur detin ti se jane vllezeri dhe motrat e tuja po ato masakrat ne Cameri kush i beri a harrove o Edo ishe mire deri dje cpate tani
Rama: Ti dhe disa raciste te tjere ketu meritoni nje pergjigje vënçe kur thote populli, po kur e mendon njeriu pak me shume, ndjen thjesht keqardhje perballe agresivitetit te padijes suaj te thelle, keshtu Zoti te falte ty e ata si ty qe s’dine ç’flasin!…
Une s’jam duke shitur asgje prej gjeje, perkundrazi, dhe masakrat qe kujton ti s’kane piken e lidhjes me te pafajshmit qe vdesin e pervelohen nga zjarri, po kujt t’i flasesh, ty e atyre qe flasin si ti?! Eshte e kote, po te pakten hiqe ate majmunin nga faqja se e fyen”.

Exit mobile version