Rama kërcënon fëmijën me dy gishtat lart

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate ceremonise se perurimit te pjeses se re te korpusit qendror te Universitetit Politeknik te Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during the inauguration ceremony of the new part of the central corps of Tirana Polytechnic University.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Liceun Artistik në Tiranë. Gjatë një bisede me nxënës dhe mësues, një prej nxënësve ngriti dy gishta lart, ndërkohë që Kryeministri ka qenë duke folur.
Kryeministri është acaruar nga ky xhest, ka ndërprerë fjalën dhe i është drejtuar adoleshentit me fjalët:
“Lëri more ato gishta mor, lëri mor lëri… Mbaji të 5 gishtat se të duhen t’i biesh pianos, mos i ndaj gishtat nga njëri-tjetri. Fut kokën poshtë dhe ngre dy gishtat, llogarit. Ndërkohë, kokën duhet të mbash lart dhe gishtat duhet t’i mbash bashkë, nejse…”.
Pasi ka mbaruar takimi, Kryeministri nuk e harroi veprimin e nxënësit dhe la këtë “porosi” për mësuesit e adoleshentit:
“… dhe ….ma kini kujdes atë me dy gishta se ka shumë gjasë të jetë një gjeni i keqkuptuar”.

Exit mobile version