Rama del nga spitali, por mjekët e paralajmërojnë për përdorimin e kokainës

Rama ka dalë nga spitali në orët e para të mëngjesit pasi mjekët kanë mundur të stabilizojnë gjendjen shëndetësore të tij të rënduar nga përdorimi i kokainës. Mjekët e kanë paralajmëruar Ramën se mund të ketë komplikacione serioze në zemër dhe në tru nëse do të vazhdojë të abuzojë me përdorimin e substancave narkotike si kokaina.
Rama e ka të vështirë të largohet nga kokaina dhe është përdorues i rregullt i saj prej shumë kohësh. Rama refuzoi në Parlament që të vendosej si kriter në ligjin e dekriminalizimit testi i drogës për deputetët dhe qeverinë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës SMS-në e një prej atyre që ai i quan “qytetar dixhital” i cili e lajmëronte se kreu i qeverisë, Edi Rama kishte përfunduar në spital.
“Para 20 minutash kalova tek Spitali Amerikan 3 aty pash eskorden e Rames duket me overdoze! Ja dhe foto” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha i cili shton nga ana e tij: “Rama në spital! Duket me overdozë”.
Pak minuta pas publikimit nga Berisha të këtij mesazhi dhe kur lajmi përfshiu menjëherë të gjitha portalet, ka reaguar kryeministri Rama.
Në faqen zyrtare në Facebook ai ka përshëndetur Juventusin për kualifikimin në çerekfinale të Champions League. “Kur beson deri në fund. Natën” – shkruan Rama, pa bërë asnjë sqarim mbi lajmet për spitalin.

Exit mobile version