Qindra forca policie rrethojnë Teatrin Kombëtar, përplasje mes policisë dhe artistëve (Foto)

Qindra forca policie ndodhen pranë ambienteve të Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Bëhet e ditur se ka patur përplasje mes policisë dhe artistëve-protestues.

Policia e Shtetit pritet të zhvillojë një aktivitet në zonë. Me këtë rast, i është kërkuar artistëve protestues dhe aktivistëve që të hiqet banderola ku shkruhet “Monument Kulture mbrohet nga populli”.

Nga ana e këtyre të fundit ka pasur kundërshtime.

Ndërkohë, forcat e policisë janë shtuar edhe më tepër në numur pas përplasjeve me artistët. Drejtë Teatrit po shkojnë shumë qytetarë për t’iu bashkuar protestës së artistëve.

4 4

Exit mobile version