Putin: Pse e lirova piloten

Russia's President Vladimir Putin (R, back) walks in as he attends a session during the Week of Russian Business, organized by the Russian Union of Industrialists and Entrepreneurs (RSPP), in Moscow, March 19, 2015. Putin said on Thursday that the central bank's key rate remains rather high, but it is warranted by current conditions. REUTERS/Maxim Zmeyev

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se e ka amnistuar piloten ukrainase, Nadia Savchenko, “për arsye humanitare” me shpresë se lirimi i saj do të ndihmojë në uljen e tensioneve në konfliktin në Ukrainë dhe për ta shmangur humbjen e jetëve të tjera.
Sot, Rusia e ka liruar piloten Savchenko, e cila tashmë ka arritur në Aeroportin e Kievit, pas këmbimit me dy të burgosur rusë në Ukrainë.
Kremlini tha se, aeroplani me dy rusët, Aleksandr Aleksandrov dhe Yevgeny Yerofeyev, tashmë ka ateruar në aeroportin e Moskës.
Rusia e ka dënuar Savchenkon me 22 vjet burg në muajin mars, pasi ajo ishte shpallur fajtore për involvim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.
Pilotja 34-vjeçare e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në këtë vrasje dhe tha se ishte rrëmbyer dhe në mënyrë të paligjshme ishte dërguar në Rusi.
Muajin e kaluar, në Ukrainë janë dënuar rusët Aleksandrov dhe Yerofeyev, me nga 14 vjet, lidhur me akuza se kanë luftuar së bashku me separatistët e mbështetur nga Rusa në pjesën lindore të Ukrainës.
Ukraina tha se ata ishin pjesëtarë të inteligjencës ushtarake ruse, por Moska ka këmbëngulur se ata nuk ishin në detyrë aktive kur janë zënë.

Exit mobile version