Përplasje në Unazën e Re

Është tensionuar protesta e banorëve në Unazën e Re. Në shenjë proteste ndaj qeverisë për projektin, nga i cili preken banesat dhe bizneset e tyre, ata po rrëzojnë edhe blloqet e betonit që janë vendosur nga kompania që do realizojë projektin. Blloqet e betonit janë vendosur në çdo segment rrugor, por protestuesit kanë arritur ti rrëzojnë ato si dhe rrethimin e vendosur tek rrethrrotullimi para sheshit “Shqiponja”.
Po ashtu ata i kanë vënë flakën edhe koshave, disa prej të cilëve i kanë nxjerrë në rrugë për të mos lejuar kalimin e makinave.
Një ditë më parë banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestës, ndërsa sot në ditën e 25-të të protestës situata është tensionuar, por nuk është vënë re prani policie, pos një furgoni.
Pas kësaj situate banorët thanë se gjithçka ka qenë spontane e pa menduar, por që vjen si shenjë reagimi ndaj përbuzjes dhe ofendimeve nga instancat e larta.
Banorët e unazës janë duke protestuar pa afat, prej më shumë se 24 orësh.
Edhe durimi i banorëve me qeverinë duket se është në fund.
Një prej protestuesve sot nuk ka duruar më dhe ka sharë shqiptarqe Ramën e Veliaj.

protesta astir

Exit mobile version