Prag tragjedie! I mori rrjedhja e ujit teksa po kalonin lumin me makinë, si shpëtuan mrekullisht dy persona

Dy persona janë shpëtuar gjatë natës nga zjarrfikësit pasi i mori rrjedha e ujit teksa po kalonin lumin me makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit. Një automjet tip “Ford”, ku udhëtonin 3 persona, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat ka ngecur në ujë.

Por fuoristradën e ka marrë rrjedha e lumit dhe ata kanë mbetur të bllokuar në ujë.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe ka shkuar me not deri në breg për të kërkuar ndihmë.

Ndërkohë që dy persona të tjerë në mjet, shtetasit Ilir Ballolli dhe Taulant Bakushi janë kapur tek baxho e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Zjarrëfikësit kanë hyrë në lumë me not dhe i kanë lidhur dy personat e bllokuar në fuoristradë me litar e më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji.

Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrëfikësve të Beratit ka rrezikuar zeriozisht jetën pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

Exit mobile version