Portali i bashkëqeverisjes: “Me mbajt njerëzit me gajret, se për zgjidhje askujt s’i pëlcet”

Nga Luçiano BOÇI

I hapur me bujën e zakonshme që Edi Rama u jep veprimeve të veta, portali i bashkëqeverisjes është shndërruar thjesht në një pikë shfrimi, ku qytetarë të ndryshëm nxjerrin mllefin e tyre për hallet e problemet e pafund, pa gjetur asnjë zgjidhje.
Sepse në anën tjetër të tij janë qeveritarët, që qeshen, përqeshen e bëjnë gallatën e radhës me njerëzit.
I shkruajnë hartime me cinizëm hallexhinjve, se filan ligj, kollan maliq, X paragraf, Y shkresë me numër 123, 122, 132,….., i pengon.
Ose i thonë me tallje: “Problemi juaj është i drejtë, por ju s’keni të drejtë”.
Ose e kalamendin në zyra pa fund: “Do shkosh tek zyra majtas, pastaj korridori djathtas, pastaj ndërtesa afër rrugës, aty është një njeri me kapele, kati i …..”, derisa njeriu i shkretë e le gjithçka në mes.
Kështu i ndodhi dhe mësuesve që kërkojnë sipas ligjit, lekët e transportit.
Mirë që rroga nuk i rrisin, por nuk i japin dhe mundin që i takon.
Dhe e dini cila është përgjigja përqeshëse e portalit?
Nuk ju paguajmë sepse Ministria e Arsimit ka humbur gjyqet për pushimet e padrejta të mësuesve nga puna!!? (shkresa në foto).
Hajde tallje hajde!!!
Se ç’lidhje ka paaftësia e kësaj ministrie me mësuesin e shkretë që rropatet për ato pak lekë, hajde gjeje.
Por portali për këtë punë na qenka: Për të sorrollatur e përqeshur njerëzit.
Sipas qeverisë: Me mbajt njerëzit me gajret, se për zgjidhje askujt s’i pëlcet.

auto 38167293 1208512825956976 6162815583386599424 n1533213954

Exit mobile version