Policia rrethon zonën e Shkozës, banorët nuk lejojnë shembjen e banesave pa dëmshpërblim

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën e Shkozës duke u përplasur me banorët që nuk lejojnë shembjen e baneseva pa dëmshpërblim. Që në orët e para të mëngjesit zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i unazës së re.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin, ndërsa dy prej tyre janë shoqëruar në polici.

Në mbrojtje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi. Sipas PD, kjo është një përpjekje e re e qeverisë për të prishur pa dëmshpërblim banesat e banorëve.

Në zonën e Shkozës janë rreth 37 banesa që preken nga projekti i Unazës se re në pjesën lindore.

Exit mobile version