Policia plagos me armë një qytetar, e lë në rrugë dhe largohet, deputeti publikon videon

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një video në ‘Facebook’ të një qytetari i cili tregon se është plagosur nga policia. Sipas deputetit qytetari është Sidian Tabaku, i cili është plagosur nga polica dhe më pas ndaj tij është ushtruar dhunë.
“Më shtinë drejt fare dy herë, njëherë më kapi plumbi, dhe njëherë shtinë nga këmbët”, thotë ai.
Postimi i Salianjit
Mbrëmē policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin.
Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!
Si më plagosën me armë policët e më goditën me shkelma
24-vjeçari Sidion Tabaku është plagosur me armë dhe është dhunuar nga policia. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasit në Tiranë.
I riu ka qenë duke drejtuar një motor dje nuk i është bindur policise. Policia i është vënë në ndjekje dhe pasi e ka plagosur ne këmbë e ka dhunuar edhe fizikisht. Ndërkohë, Tabaku ka treguar ngjarjen në fjalë në një intervistë për ‘News24’.
Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia më ndiqte mua. Policët qëlluan 4 herë me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosën më kanë dhunuar me shkelma. Me lanë në rrugë dhe u larguan”, tha i riu.

Exit mobile version