Pogba rikthehet tek Juventus?

Pogba mund të kthehet sërish tek Juventus. Ai numëron 178 paraqitje me zonjën e vjetër dhe ka realizuar 34 gola. Derisa me Man United, ai ka bërë 204 paraqitje, ka shënuar 38 gola.

Mino Raiola nuk e ka përjashtuar rikthimin e Paul Pogbës në Juventus.

Paul Pogba ka nisur vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet verën e ardhshme nga “Old Trafford”.

“Për të ardhmen e Pogba do të flasim me klubin e Manchester United dhe do të vendosim, megjithatë Torino i ka mbetur në zemër dhe nuk e përjashtoj një rikthim te Juve. Gjithsesi kjo varet nga shoqëria e klubit bardhezi”, deklaroi Raiola.

28-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2016. Ai ka bërë 204 paraqitje me djajtë e kuq, ka shënuar 38 gola.

Exit mobile version