Plagoset në pritë para shtëpisë gazetarja që hetonte korrupsionin qeveritar

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë mbrëmjen e djeshme.
“Olivera Llakiç u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviç. Llakiç punon në gazetën me ndikim Vijesti. Llakiç, 49 vjeçe, është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë. Damjanoviç tha se policia “do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiç është shumë shqetësues. “Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Tëitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.
Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole.
Kjo nuk është hera e parë që Lakiç i mbijeton një sulmi të tillë të frikshëm. Para gjashtë vitesh, ndaj saj është organizuar një tjetër sulm, pikërisht për shkak të profesionit si gazetare investigative. REL

Exit mobile version