Plagoset me armë republikani Scalise

UNITED STATES - JUNE 2: House Majority Whip Steve Scalise, R-La., speaks to the media following the House Republican Conference meeting in the Capitol on Tuesday, June 2, 2015. (Photo By Bill Clark/CQ Roll Call) (CQ Roll Call via AP Images)

Ligjvënësi Stephen Scalise, republikan nga shteti i Luizianës, u plagos dje me armë zjarri ndërsa ishte duke luajtur bejsboll në një fushë në Aleksandria, shumë pranë Uashingtonit. Sipas njoftimeve në vendin e ngjarjes është shtënë disa herë me armë.
Sipas punonjësve të ndihmës së shpejtë zoti Scalise është plagosur në këmbë. Ai ishte duke luajtur bejsboll me një grup tjetër ligjvënësish.
Ligjvënësi Scalise është një prej drejtuesve të grupit të ligjvënësve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve që kanë shumicën.
Ka njoftime se mund të ketë edhe të plagosur të tjerë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se Presidenti Trump dhe nënpresidenti Pence janë vënë në dijeni të situatës.

Exit mobile version