Përpiqen të hyjnë me forcë në avione, 5 viktima në aeroportin e Kabulit

Të paktën pesë persona u vranë në aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët për tu larguar nga kryeqyteti afgan, thanë dëshmitarët për Reuters. Raporti nuk thotë se nga kanë ardhur të shtënat.

Dëshmitari tha se ka parë trupat e pesë personave por nuk ishte e qartë nëse viktimat ishin vrarë nga të shtënat me armë apo për shkak të përplasjeve në aeroport.

Sipas një zyrtari amerikanë, trupat ushtarakë kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën. Janë rreth 6,000 trupa amerikane, sipas Departamentit të Shtetit, të cilët po ruajnë aeroportin.

Ditën e djeshme talebanët morën kontrollin e Afganistanit teksa qeveria ka rënë me ikjen e Presidentit Ashraf Ghani në Taxhikistan.

Exit mobile version