Përkeqësohet situata, dërgohet në spital një nga naftëtarët grevistë

Një nga naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen në grevë urie prej gati një jave, është dërguar me urgjencë në spital.

Grevisti i cili ka shkuar në spital është Pirro Hoxhara, pasi ka shfaqur probleme me tensionin.

Punonjësit e Rafinerisë së Naftës në Ballsh, janë futur në grevë urie, ku kërkojnë marrjen e disa pagave të prapambetura.

Të dielën naftëtarët zhvilluan dhe një protestë në qendër të qytetit të Ballshit, ku gjeti mbështetjen edhe të banorëve.

Exit mobile version