Përfaqësuesja bie në Poloni pas një loje kaotike në pjesën e dytë

Polonia fitoi me rezultatin 4-1, duke marrë tri pikët, që e ngjitin në vendin e dytë në grup, ndërsa kuqezinjtë mbeten të katërtit. Rënia e madhe ishte në pjesën e dytë ku Shqipëria zhvilloi një loje kaotike dhe me shumë gabime amatoreske në mbrojtje.

Polakët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1, me golat e realizuar nga Levandovski në minutën e 12-të dhe Buska në të 44’, ndërsa për kuqezinjtë barazoi përkohësisht Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të.

Në fraksionin e dytë, në të 54’, Krychowiak realizon golin e tretë për vendësit.

Nga një kundërsulm, Levandovski merr një top dhe shmang mbrojtjen kuqezi dhe portierin Berisha, pason te shoku i tij i skuadrës i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

Nuk mbyllet me kaq, pasi Linetty në minutën e 90-të shënon golin e katërt për polakët.

Exit mobile version