Pedagogët ende pa paga, Vokshi: Qeveria mendon vetëm për koncensione dhe udhëtime luksi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi shkruan në një postim në Facebook se, pedagogët nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor, ndërsa qeveria mendon vetëm për koncensione dhe udhëtime luksi.

‘Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë’, shkruan Vokshi.

Exit mobile version