PD nxjerr zbuluar mashtruesin Veliaj për ndërtimin e kullave tek Garda, publikon planin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mohoi akuzat e bëra nga PD, se në zonën e Gardës nuk do ndërtohet kulla, por ka qënë i menjëhershëm reagimi i zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Zhupa e cila nëpërmjet një postimi në Facebook publikun dy foto ku shihet qarti plani për ndërtimin në këtë zonë.
Nga plani i publikuar nga Zhupa shihet qartë se zona TR/169 e cila i përket Gardës do jepet për ndërtim ku dhe sipas tabelës në foto shihet qartë se kjo zonë do ketë ndërtime.
Zhupa në postimin e saj shkruan se “kryemashtruesi i Tiranës Erion Veliaj bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë”, duke nxjerrë zbuluar mohimin e të parit të qytetit mbi ndërtimet te zona e Gardës.
Postimi i plotë:
Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj ben gjithmone te kunderten e asaj qe thote.
Ai tha se ne Tirane do te vendoste ndalimin e ndertimeve derisa te shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mije leje ndertimi ne 3 vjet.

Kryemashtruesin e Tiranes nuk e beson askush, kur thote se tek zona e Gardes tek Liqeni nuk do te ndertohet.
Erion Betoni duhet t’u tregoje qytetareve projektin me kulla per hyrjen e Parkut te Liqenit dhe te mos fshihet pas projekteve te nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re.
Faktet e publikuara nga PD jane te qarte. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë.
Ne zonen e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, te cilat u ndaluan perkohesisht nga protestat e qytetareve dhe te opozites.
Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranen me kulla.
Ai do te shembe Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla.
Do te shkaterroje Liqenin per te ndertuar kulla.
Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranes do te shtoje dozen e genjeshtrave.
Qytetaret e Tiranes nuk e meritojne nje kryetar qe mashtrimin dhe propaganden ka punen e tij kryesore!

4 4

Exit mobile version