PD-ja, e vetmja alternativë që mund t’ia dalë të bëhet zëri i shqiptarëve

Nga Eriselda Zotaj Çelaj

Çdo ditë propaganda e pushtetit na shfaqet me një ngërdheshje që ata e quajnë buzëqeshje!
Kjo hipokrizi e përditëshme kaloj në dalldi gjatë festave të fundvitit.

Mjafton të shohësh 1 fragment,vizita e bërë në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Fierit.
Vizitë e kuruar në detaje, që të dali bukur në foto.

Politikan të sërës së lartë midis tyre dhe një deputet i dalë nga lista e PD-së për qarkun Fier, zgjodhën të drekonin me të moshuarit tanë, por nuk mund të konsumonin ushqimin që konsumojnë përditë këta zonja e zotrinjë, që vitet ju rëndojnë mbi supe. Por sigurishtë që do tju vinte ushqim katering.
Skishte si të ndodhte ndryshe?!
Ata meritojnë gjellë pasanikësh!

Për të vijuar më tej me vizita të çdo përfaqësuesi të rilindjes, gjithandej, kudo, nuk lanë asnjë mundësi pa shfrytëzuar, me buzëqeshjen hipokrite gdhendur në fytyrë,por kurrë për të menduar vërtetë, për sa e sa familje në pamundësi reale për të festuar.

Por si për t’u çuditur, kësaj panorame dalldie i bashkangjitet bukur edhe çmënduria e Rrugës “Mustafa Matohiti”.

Deputet të cilët janë zgjedhur të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesin e qytetarëve, zgjedhin të dhurojnë shfaqje të neveritshme duke parë nga dritarja e një të marri. A thua sikur po shohin nga qielli!

Në vëndin tim, në vëndin tënd.
Një i çmendur, një vend e çmend.

Këto rreshta të të madhit Dritëro përshkruajnë qartë aktualitetin.

Ka një sërë problemesh që ju të “nderuar” deputet duhet të reagoni, por kjo do të ndodhte vetëm nëse do të kishit mirënjohje dhe detyrim kundrejt votuesve, që ju veshën me kollare e ju siguruan karriget në parlament.

Si ka mundësi që deputetët tanë gjejnë kohë, për foto e video, për të rënë në sy të kryetarit, të cilat nuk tregojnë veçse vetkënaqësin për podiumet nga flasin, një pjesë nuk e dinë ende ku janë, me kë janë e për çfarë janë.
Pikërisht këta të ashtuquajturit deputet opozitar nuk ndjejnë detyrim, apo nuk gjejnë kurajo e guxim të mbrojnë qytetarët në vështirsitë që përballen ç’do ditë, tju lehtësojnë sa do pak lakun në fyt.

Mjafton të shohësh raportet e Institutit Europian të Statistikave për të kuptuar varfërin që ka kapluar shqipëtarët. Ku 31% e GDP-së shkon për ushqime, kur mesatarja e Bashkimit Europian është 6%.
Një vend me një nivel kaq të lartë të shpenzimeve për ushqim tregon varfërinë e thellë që e karakterizon.

Reagoni të nderuar për plotë kauza që prekin qytetarët.
Bëhuni mburojë e interesit qytetarë përballë makutërisë së mazhorancës, tregoni se nuk jeni aty për interesa të ngushta meskine.

Niseni mbarë këtë vit, ndërmerni nisma. Justifikoni spaletat që mbani.

Partia Demokratike është forca e vetme që ndjen detyrimin dhe përgjegjësin kundrejt qytetarëve për të qenë zëri dhe zgjidhja e problematikave të tyre, i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’ia dal.

Exit mobile version