“PD e ka zgjedhur rrugën e ringritjes pa dilemat e së shkuarës”/ Basha: Një PD për njerëzit përballë elitës së korruptuar të tranzicionit

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në profilin e tij në facebook foto të zgjedhjeve në degën e PD në Peqin.

“Një PD me njerëzit dhe për njerëzit përballë elitës së korruptuar të tranzicionit, që pazaret me njëri-tjetrin i bëjnë në kurrizin e shqiptarëve.” – shkruan kreu i PD, Basha.

Postimi i plotë i kryetarit Basha:

Partia Demokratike e Shqipërisë e ka zgjedhur rrugën e saj të ringritjes, pa dilema dhe pa kurrfarë hezitimi për të shkuarën.

Një PD me njerëzit dhe për njerëzit përballë elitës së korruptuar të tranzicionit, që pazaret me njëri-tjetrin i bëjnë në kurrizin e shqiptarëve.
Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin e zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD Peqin, Emin Cani!

Përmirësojmë sot vetveten për të ndryshuar nesër Shqipërinë.

FB IMG 1711574596956

Exit mobile version