PD: Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, nuk e njeh bazën e partisë

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

Agron Shehaj flet pas verifikimit të firmave

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka deklaruar për mediat pas verifikimit të firmave të delegatëve të njësive 5 dhe 7 në Tiranë se, formularët janë të saktë.

Shehaj tha se, mbi 58% e delegatëve të degës 5 dhe 56% e atyre të degës 7, kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Nga verifikimet që ka bërë Agron Shehaj me telefon, ka rezultuar se 98% e delegatëve firmëtarë kanë konfirmuar se kanë plotësuar formularin.

“Më shumë se 56 % e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin në datën 11 dhjetor. Kuvendi i datës 11 është legjitim dhe jam i detyruar të shkoj pasi demoraktët e kanë thirrur dhe unë do shkoj sipas kërkesës së tyre. Kush ka nevojë për të vërtetën të shkojë dhe ti verifikojë. Nuk kam asnjë koment për këto deklarata pasi vendosa të shkoj t’i verifikoj firmat për të parë nëse janë të vërteta dhe ashtu dolën. Secili bën punën e vetë kush do të vërtetën le të vijë dhe të verifikojë firmat siç bëra unë. 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin”, u shpreh deputeti Agron Shehaj.

1 26

Exit mobile version