Paralajmërimi i fortë i Bashës nga Kavaja: Me 16 Shkurt rrethojmë tradhëtinë, Rama do të largohet

Kryetari i PD, Basha ka bërë deklarata të forta nga Kavaja për atë që do të ndodhë me protestën e 16 Shkurtit. Basha ka nisur takimet me qytetarët në rrethe për ti sensibilizuar për rëndësinë e madhe që ka protesta e 16 Shkurtit.
“Dua t’ju shpreh vendosmërinë që, së bashku me qytetarët, t’i prijmë një beteje vendimtare për të rikthyer lirinë dhe demokracinë për çdo qytetar të Shqipërisë. Duhet të bëhemi gati që më 16 shkurt të rrethojmë tradhëtinë, pashpirtësinë, hajdutërinë. Me bashkimin tonë, të tregojmë se Edi Rama ka rënë dhe do të largohet.
Mesazhi ynë është se me 16 shkurt duhet të jemi të gjithë bashkë për të zgjidhur kontratën me bandën që na qeveris. Më 16 shkurt, qeveria janë qytetarët e bashkuar para kryeministrisë.
T’u kthejmë shqiptarëve të ndershëm ë Parlamentin dhe qeverinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do të organizohen nga një qeveri tranzitore”, tha Basha.
Kryetari i PD ka bërë të qartë se tani ka vetëm një rrugë, ajo e bahskimit të madh popullor për të marrë në duart e tyre fatet e vendit.
“Prej dy vitesh me tepsinë të gjithën për vete, Edi Rama shfaqi fytyrën e vërtetë të tradhtarit më të madh të interesit publik dhe kombëtar për llogari të një grushti oligarkësh me të cilët grabisin Shqipërinë.
Edi Rama rriti taksat, pasi premtoi uljen për 97 % të shqiptarëve. Sot paguajmë naftën më të shtrenjtë në Europë, paguajmë më shtrenjtë energjinë, arsimin, shëndetësinë. Gjithçka është më keq.
Forca e vërtetë nuk është forca e dhunës apo e një qeverie të degjeneruar në themel. Forca e vëretë dhe e papërballueshme është forca e bashkimit të shqiptarëve të ndershëm.
Edi Rama refuzoi çdo propozim të PD. Me rrëzimin e vetingut në politikë, dekriminalizimit të zgjedhjeve dhe Platformës antimafia për oligarkinë, u shterua çdo rrugë institucionale.

Tani na mbetet vetëm një rrugë: të bashkohemi me qytetarët dhe t’u kërkojmë të marrim në dorë fatet tona. Kjo është sjellja e vetme europiane në kushtet ku ndodhet Shqipëria.
Misioni im kryesor është të shtroj rrugën që rinia e Shqipërisë të marrë në dorë fatet e vendit dhe të bëjë të mundur realizimin e misionit tonë politik, të bërjes së Shqipërisë si gjithë Europa.”, tha Basha.
FJALA E PLOTË E KRTETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BAHSA, NË TAKIMIN ME QYTETARËT E KAVAJËS.
Mirëse ju gjej zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, anëtarë të aktivit të degës së PD së Kavajës.
I nderuar zoti kryetar i Partisë Demokratike dhe i bashkisë së Kavajës, zoti Isa Sakja. I nderuar zoti sekretar i Përgjithshëm i PD, z.Gazment Bardhi, e nderuar deputete Oriola Pampuri, i nderuar i deleguar i kryesisë dhe i kryetarit të Partisë Demokratike në Kavajë Çlirim Hoxha, i nderuar kryetar i FRPD Belind Këlliçi, të nderuar profesorë të Kavajës, profesor Xhihani, profesor Hoxha, zoti Biturku, të dashur miq!
Është nder dhe kënaqësi të ndodhem prapë sot, në këtë sallë, me ju. Gjatë takimit me rininë dhe pas atij takimi, me ecjen që zhvilluam deri këtu, pata mundësinë të takoj miq të vjetër, njerëz me të cilët jemi takuar në kohë fushatash dhe jashtë fushatash, jemi takuar në ditë të mira, në ditë të ngrohta, jo vetëm kur dielli ngrohte, por edhe ekonomia ngrohte, dhe jemi takuar në ditë të vështira, ku më shumë se janari apo dimri, ftoh gjendja e mjeruar ekonomike e qytetarëe të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë.
Edhe sot pata mundësinë të shkëmbej me disa prej bashkëqytarëve tuaj mendime për gjendjen aktuale dhe të shoh nga afër se çfarë janë hallet dhe problemet që i rëndojnë në mënyrë të përditshme. Takova punonjës dhe pronarë në dyqane, të cilët kishin dalë, siç tha edhe zoti Biturku, që në orën 7 të mëngjesit, dhe s’kishin bërë xhiro më shumë se 2 mijë lekë të reja. Takova njerëz në dyqanin e mishit që s’kishin bërë fare xhiro sot. Dyqani ishte plot me mish por bosh nga myshterinjtë.

Dikush tjetër më tha se sot gjatë gjithë ditës kishte shitur vetëm 5 kafe, nuk mjaftonin për të paguar as sigurimet shoqërore të të punësuarve, takova baballarë të dëshpëruar të cilët kur i pyeta për fëmijët më treguan se të gjithë janë larguar. Takova nëna të cilave u dridhej buza, sepse ishin larguar me të padrejtë nga vendi i punës dhe nuk kishin asnjë të ardhur për të mbështetur fëmijët e tyre të mitur akoma.
Gjeta pra një Kavajë të zhytur edhe më shumë në mjerim ekonomik. Gjeta po kështu një Kavajë të qartë, kristal, për arsyet e këtij mjerimi ekonomik, që më treguan se kosto e jetës është rritur për shkak të rritjes së taksave, për shkak të rritjes së padrejtësisë, për shkak të braktisjes totale nga banda që sundon, në vend që të qeverisë.
Takova fermerë para se të hyja këtu në sallë, një traktorist me dorë të madhe, që kishte ardhur bashkë me djalin e tij, njerëz që punojnë nga mëngjesi deri në darkë, por që e blejnë naftën më shtrenjtë se traktoristët gjermanë apo francezë.
Takova njerëz që e duan punën, që nuk kërkojnë asgjë tjetër përveçse mundësisë për të punuar dhe për të jetuar me dinjitet. Me punë të ndershme, me djersën e ballit, me respekt për familjen, me dashurinë për komunitetin, me besim tek Zoti, me besim tek demokracia, tek shanset e barabarta, tek barazia para ligjit.
Por që sot gjenden të rrethuar nga të gjitha anët nga një bandë që i ka vjedhur, i ka poshtëruar, i ka mashtruar, i ka braktisur dhe nuk ka asgjë për kavajën dhe qytetarët e Kavajës, nuk ka asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët, përveç arrogancës, përveç mashtrimit, përveç propagandës së dalë boje që ka emrin Edi Rama.
Por po kështu, në këto kushte kaq të vështira, ju gjej sot ju demokratë të Kavajës, dhe shumë prej bashkëqytetarëve tuaj, më të qartë e më të vendosur se kurrë për të bërë gjithçka, për t’i dhënë fund një orë e më parë, këtij dimri të mjerimit, të padrejtësisë dhe të braktisjes.

Ndaj vij sot këtu me një mesazh të qartë për ju dhe që dua që, përmes jush, të rezonojë me të gjithë qytetarinë e Kavajës, me të gjithë fermerët e Kavajës, me të rinjtë dhe të rejat e Kavajës, me prindërit e Kavajës dhe me më të moshuarit, mesazhin e vendosmërisë time, si kryetar i Partisë Demokratike dhe kreu i opozitës shqiptare, që së bashku me ju t’i prijmë një beteje vendimtare për të rikthyer lirinë dhe demokracinë për çdo kavajas e për çdo shqiptar.

Tash dy vite, që kur ka marrë tepsinë për vete, është shfaqur fytyra e vërtetë e tradhtarit më të madh të interesave publike, të interesave ekonomike, të interesave kombëtare të shqiptarëve. I ka braktisur dhe i ka tradhtuar këto interesa, sepse pushteti i Edi Ramës nuk u ngrit mbi besimin e qytetarëve, por mbi aleancën më të pashenjtë, mbi aleancën më djallëzore, atë midis politikanit të degjeneruar në shpirt, që nuk ka gjë tjetër veçse urrejtje dhe përbuzje për njerëzit dhe popullin e vet, midis një grushti kriminelësh që nuk njohin as ligj dhe as drejtësi, dhe një grushti të babëziturish që nuk meritojnë të quhen biznesmenë, por grabitqarë, njerëz të cilët kanë ndërtuar ekzistencën e tyre, pasurimin e tyre, jetën e tyre, mbi fatkeqësinë e një populli të tërë, të cilin e zhvasin nga mëngjesi deri në darkë, me firmën, me vulën dhe me bekimin e Edi Ramës.
E nisi duke rritur taksat mbi të gjithë qytetarët shqiptarë kur kishte premtuar uljen për 97 % të qytetarëve. Kush e ka harruar: Ulje taksash për 97 % të qytetarëve. 97 % e shqiptarëve paguajnë sot naftën më shtrenjtë se çdo popull tjetër i Evropës, ndërkohë që jemi qytetarët me fuqinë më të ulët blerëve në Evropë. Rriti çmimin e energjisë, hoqi fashat mbrojtëse, rriti taksat, rriti tarifat mbi fëmijët tanë, mbi studentët, rriti koston e shpenzimeve shëndetësore, ndërkohë që spitalet dhe poliklinikat tona kanë filluar t’u ngjasojnë atyre afrikane të viteve ’70-’80. Shkatërroi me themel bujqësinë, i çoi fermerët drejt dëshpërimit total. Asnjë cent subvencion, me naftën në stratosferë dhe me tregjet e kontrolluara nga këta oligarkë gjakpirës.
Pasi punojnë e djersisin nga mëngjesi e deri në darkë, kur vjen koha të gëzojnë frytet e punës së tyre, punës së ndershme dhe ndihmës së Zotit të Madh, detyrohen t’i hedhin në kanal, sepse tregjet kontrollohen nga ky grusht oligarkësh që kanë ndër mend vetëm xhepat e tyre, dhe një qeveri e korruptuar, një kryeministër i korruptuar, që i ka hapur doganat për importet e tregtarëve gjakpirës, ndërkohë që prodhimet bujqësore cilësore të fermerëve, bujqve e blegtorëve punëtorë të Kavajës, të Myzeqesë, të Devollit, të të gjithë Shqipërisë, nuk arrijnë dot në treg. E kur arrijnë, nuk shiten dot.

Në këtë gjendje ku ndodhemi sot, sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar edhe njëherë nga Kavaja. Jo vetëm për faktin se e kam zgjedhur si pikënisje e këtij turi bashkëbisedimi dhe mobilizimi. Dhe nuk është se më keni lënë shumë alternativë, apo jo? Më keni rrethuar me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me Drejtorin e Kabinetit. Natyrisht si demokrat, aq më shumë si kryetar i Partisë Demokratike, jam i bekuar që jam i rrethuar nga djemtë tuaj më të mirë.
Por kam ardhur t’ju them sot se duhet të bëhemi gati të bëjmë një rrethim tjetër me datën 16 shkurt. Ta rrethojmë tradhtinë, pashpirtësinë, hajdutërinë. T’i tregojmë Shqipërisë dhe shqiptarëve me bashkimin tonë, t’i tregojmë Evropës se Edi Rama ka rënë dhe do të largohet një orë e më parë. Një popull që nuk proteston rrezikon të mbytet nga vesi. Koha kërkon një zgjim të madh të ndërgjegjes kombëtare. Vendi për ta bërë këtë thirrje me zë të lartë, për herë të parë është këtu, në Kavajën e historisë, në Kavajën e demokracisë, në Kavajën e lirisë. Evropa i ktheu sytë dhe na shtriu dorën për shkak të sakrificës së djemve, të rinisë kavajase, nga Josif Budo me shokë, të cilët hapën një rrugë, një shteg të pamendueshëm në Shqipërinë totalitare, atë të lirisë.
30 vjet kanë kaluar dhe shumë gjëra kemi arritur dhe shumë shpresa kanë mbetur të papërmbushura. Jam sot këtu t’u jap fjalën para jush këtu bashkëdemokratë të mi të Kavajës se nuk do të rresht me mish e me shpirt çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, që ëndrra që ky qytet fisnik u ngrit, të jetë e plotë, fati juaj të jetë në duart tuaja dhe demokracia europiane të jetë realitet. Për këtë detyra dhe akti jonë i parë do të jetë narja e politikës nga krimi.
Dhe ta nisim me 16 shkurt pastrimin e politikës nga krimi në sheshin para kryeministrisë. Të dekriminalizojmë zgjedhjet, të ndajmë e të pastrojmë parlamentin nga politikanët e lidhur me krimin në mënyrë që vendimarrja që ata bëjnë të jetë në emër për qytetarët dhe për qytetarët dhe jo në emër të kriminelëve. E keni dhënë shembullin këtu një vit e gjysëm më parë.
Le ta bëjmë shembullin e Kavajës dhe ndarjen nga krimi këtu në Kavajë shembull dhe etalon standard europian të qeverisjes së ardhme të demokratëve për të gjithë Shqipërinë.

Le t’ia kthejmë Parlamentin dhe qeverinë shqiptarëve të ndershëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do të organizohen nga një qeveri tranzitore, që parashikon arritjen e një objektivi madhor që e doni ju, e duan demokratët, e duan shqiptarët e ndershëm, e duan socialistët e ndershëm, largimin një orë e më parë të Edi Ramës që ka shkatërruar vendin dhe ka uzurpuar demokracinë dhe dëshiron të mbajë peng Shqipërinë nga e ardhmja e saj europiane.
Le të jemi të qartë për çfarë luftojmë – ne luftojmë për atë që jemi krijuar dhe në emër të asaj që jemi krijuar, për liri, demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa.
Është angazhimi im solemn këtu nga Kavaja para çdo shqiptari dhe para të gjithë vendeve mike të BE se prioritet i parë i demokratëve është dhe mbetet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE. Se për të bërë këtë ne nuk do të ndalemi para asnjë sakrifice, për të ndarë politikën nga krimi, për të dekriminalizuar zgjedhjet, për t’ia hequr Shqipërinë nga thonjtë oligarkëve të Edi Ramës dhe për t’ia kthyer qytetarëve të ndershëm shqiptarë.
Por kjo do të kërkojë një betejë, një përballje, një bashkim, kurajo, besim tek njëri tjetri, do të kërkojë të shohim njëri-tjetrin në sy e të besojmë, siç besuam para 30 vjetësh se forca e vërtetë nuk është forca e dhunës, forca e vërtetë nuk është forca e një qeverie të degjeneruar me thememel, forca e vëretë dhe e papërballueshme është forca e bashkimit të shqiptarëve të ndershëm. Dhe dua nga ky aktiv ta merrni këtë mesazh e ta çoni në çdo shtëpi të bashkëqytetarëve tuaj të Kavajës, të qytetit dhe fshatrave e t’u bëni thirrje se me 16 shkurt duhet të jemi të gjithë bashkë për të zgjidhur kontratën me bandën që na qeveris, se me 16 shkurt qeveria do të jeni ju, qytetarët e bashkuar në protestën madhështore para kryeministrisë.
Vëllezër e motra,
Sytë e Shqipërisë dhe sytë e Europës janë drejtuar nga ne. Asnjë forcë tjetër nuk ka moralin, fuqinë dhe kurajon t’i prijnë shqiptarëve në këtë moment deçiziv të historisë.

Ne e kemi bërë të qartë diferencën dhe e refuzuam dorën e krimit. Ne luftuam dhe u përballëm me të kur Edi Rama i hapi dyert e qeverisjes.
Ne e refuzuam dhe refuzojmë ta kthejmë qeverisjen në çirakë dhe shërbëtorë të oligarkëve. Ne do ta çlirojmë qeverisjen nga oligarkët dhe do t’ua kthejmë atë shqiptarëve.
Ne refuzojmë grabitjen me ligj që shitet si politikë ekonomike, taksat e larta që i marrin frymën ekonomisë dhe që pastaj shpenzohen për lukse qeveritare, për projekte korruptive që e knë çuar kilemtrin 20 milionë euro, më të shtrentin në Europë.
Ne refuzojmë hipokrizinë e zgjedhjeve që vetëm zgjedhje nuk janë por që kapen, blihen e dhunohen akoma pa ardhur dita e vendimit qytetar.
Ne kemi bërë betejat tona. Disa prej tyre i kemi fituar vetëm falë qendrësës tonë dhe disa prej tyre do të vazhdojmë t’i luftojmë më mbështetjen e qytetarëve, me mbështetjen e Europës, me mbështetjen e SHBA-ve do t’i fitojmë për Shqipërinë, demokracinë, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen.
Një nga këto beteja është për arsimin e lartë. Studentët janë shpresa e të nësërmes, janë themeli i Shqipërisë europiane që po vjen. E kam shprehur para jush në Kuvendin Kombëtar të PD, e shpresa sot në takimin për rininë dhe dua t’ua përsëris në këtë Aktiv, misioni im kryesor është të shtroj rrugën që rinia e Kavajës, rinia e Shqipërisë të marrë në dorë fatet e Shqipërisë dhe të bëjë të mundur realizimin e misionit tonë politike, të bërjes së Shqipërisë si gjithë Europa.
Po që të bëjmë këtë ne nuk mund të lejojmë që rinia të mbetet nën thundrën e injorancës siç e do Rama, me univeristete të shkatërruara, me arsimin më të prapambetur dhe çmimet më të larta në Europë. Prandaj kemi mbështetur prej fillimit e do të mbështesim deri në fund plotësimin e kërkesave të drejta të studentëve shqiptarë. Qendresën e trye dhe të pedagogëve të tyre, sikundër kemi shpalosur vizionin tonë, nesër, kur shqiptarët t’i besojnë PD –së një qeverisje me votë, dyfishimin e buxhetit për arsimin e alrtë, zerimin e tarifave për të gjitha familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muuaj për bachelor dhe master, mbështetje me fonde për të gjithë ata të rinj që familjet e tyre ska mundësi, jo për tarifat, por as për qeranë dhe shpenzimet e tjera të muajit, sikundër investimet në konvikte, auditore dhe laboratorë.

Po, kjo është plotësisht e mundur dhe ne i treguam me shifra e fakte kësaj bande dhe atij uzurpatori se nëse kishte vullnet politik kjo arrihej edhe këtë vit. 105 milionë dollarë do të përfitojnë 5 njerëz anonimë, oligarkë dhe hajdutë me vulë. 105 milionë dollarë nga taksat tuaja dhe të bzineseve që falimenton me 50 copë në ditë. 105 milionë dollarë vetëm për 3 koncensione, dhe dy lloje shpenzimesh, rritjen e shpenzimeve operative të qeverisë dhe luks qeveritar. Do ti japim fund këtij abuzivizmi. Kemi mjaftueshëm fonde për të plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve shqiptarë, për të kthyer vëmëndjen tek gjimnazet dhe shkollat 9 vjeçare që janë në një gjendje të tmerrshme pa ngrohje, pa kushtet minimale dhe me mbylljen e mbi 230 shkollave duke shtuar edhe halle të cilat Europa i ka ahrruar prej kohësh, siç është ajo e përshkrimit të dhjetëra kilometarve nga fëmijë të vegjël për të arritur në klasat që duhet të marrin mësim.
Zgjidhja jonë për arsimin e lartë, 9 vjeçar, të mesëm dhe parashkollor, sikundër zgjidhja jonë për pensionet që nuk mjafton pasi paguan qeranë, dritat dhe ujin, dhe as për të blerë bukën e gojës, sikundër zgjidhja jonë për shëndetësinë, ka një të përbashkët, t’i japim fund një orë e më parë këtij uzurpimi kriminal të shtetit, këtij uzurpimi kriminal të qeverisjes nga njerëz që nuk i lidh më asgjë me interesin e shqiptarëve të ndershëm dhe kavajasve të thjeshtë. Ti japim fund një orë e më parë këtij sundimi dhe fasade e tallje dhe data është caktuar, 16 shkurt është dita kur shqiptarët do të marrin në dorë fatin e tyre.
Ne i kemi parashtruar rrugët politike.
Vetingun në politikë e hodhën poshtë.
Dekriminalizimin e zgjedhjeve e hodhën poshtë.
Platformën tonë antimafia për oligarkinë e hodhën poshtë.
Vjen një moment kur një parti politike, pasi ka shteruar çdo rrugë tjetër institucionale i mbetet një dhe vetëm një rrugë. Rruga që ne kemi sot është ajo e qytetarëve. T’i kthehemi qytetarëve dhe t’u kërkojmë të bëjnë të gjithë së bashku atë që bën një popull i civilizuar, aty ku shkelet ligji, ku kapen institucionet, ku nëpërkëmbet dinjiteti, rrezikohet e ardhmja, ku sakrifikohet shëndeti dhe rrezikohen fëmijët e tyre.
Të çohemi të gjithë së bashku dhe të marrim në dorë fatet tona. Kjo është sjellja e vetme europiane në kushtet ku ndodhet Shqipëria. Këtë presin sot shqiptarët, këtë pret Europa.
Le t’i prijë Kavaja, Shkodra, Tirana, gjithë Shqipëria.
16 shkurti është dita ku gjithsecili prej jush është qeveri.
Ejani të gjithë së bashku, le ta marrim përpara të keqen me 16 shkurt dhe të hapim një kapitull të demokracisë europiane ashtu siç ushtoi nga gjokset e rinisë së Kavajës 30 vite më pare: Liri, demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa.
Zoti e bekoftë Kavajën!
Zotin e bekoftë Shqipërinë!

Exit mobile version