Paralajmërimi i artistëve: Dhëmb për dhëmb me Ramën, nuk do ta lëshojmë Teatrin!

Artistët janë betuar se do të përballen dhëmb për dhëmb me Ramën dhe nuk do ta lëshojnë Teatrin Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një deklaratë për shtyp, të mbajtur nga aktori Neritan Liçaj, u shpreh se vetë Aleanca është e gatshme të mbajë një referendum për të treguar këtu pjesëmarrjen e madhe të njerëzve në këtë kauzë.

Deklarata vjen pas përballjes që artistët dhe qytetarët kanë bërë ditën e sotme në godinën e Teatrit Kombëtar me Policinë e Shtetit.

“Nuk mund të sulmosh artistët me policë. Nëse mendon që ne jemi pakicë le të përballemi me referendum. Aleanca është e vendosur në qëllimin e saj”.

Ndërkohë që pa mbaruar fjalën Liçaj duket e tensioneve mes artistëve dhe policisë. Kujtojmë që përplasjet e para kanë nisur prej mëngjesit të sotëm.

1 42

Exit mobile version