“Pacienti është në fund të sistemit shëndetësor”- Skandali te Onkologjiku, mjeku Koduzi: E patolerueshme! Spitalet janë mbushur me koordinatorë patronazhistë

Mjeku Gazment Koduzi thotë se ajo që ndodh në repartin Onkologjik në QSUNT është një ngjarje e patolerueshme dhe e papranueshme.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Koduzi tha se minimalisht këta mjekë kanë shkelur betimin e Hipokratit.

Po ashtu, mjeku Koduzi ngriti shqetësimin se spitalet janë të mbushur me koordinatorë që janë patronazhistët.

“Pacienti është në fund të sistemit shëndetësor, mban në shpinën e tij, duke paguar nga xhepi i tij, duke vuajtur pasojat e mungesës së medikamenteve dhe shtretërve.

Nga 100 lekë që janë në shëndetësi sot, 60 lekë i paguajnë shqiptarët. 12 % e familjeve shqiptare sot shkojnë në varfëri vetëm se paguajnë për shëndetësinë. Ky sektor nuk ka qenë asnjëherë prioritet, sot zë vetëm 2.9% të GDP-së.

Po të ketë mjaftueshëm fonde në shëndetësi, do të ketë më shumë barna, pra nuk do të keni mungesën e medikamenteve. 10% e fondeve shkojnë për konçensionet korruptive që marrin mbi 55 mln euro në vit.

Kur shkoni në spital ai që ju del përpara është polici që ju pyet ku do shkosh? E dini ju që janë mbushur spitalet me koordinatorë që janë patronazhistët.

Janë një sesi institiucionesh që nuk funksionojnë. Në Onkologjik janë dy aparatura që nuk funksionojnë për çështje banale”, tha Koduzi.

Exit mobile version