OSBE konfirmoi shitblerjen e votës dhe cenimin e rezultatit të zgjedhjeve

Shitblerja e votës, deformimi i vullnetit të lirë të qytetarëve dhe cenimi i rezultatit të zgjedhjeve ka shtyrë misionin e OSBE/ODHIR të kërkojë me urgjencë nisjen pa humbur kohë të Reformës Zgjedhore. OSBE/ODIHR publikoi në muajin tetor raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit. OSBE thirrje qeverisë dhe politikanëve të refuzojnë mbështetjen financiare nga individë me një të kaluar kriminale. Misioni kërkon gjithashtu luftën kundër abuzimit të burimeve shtetërore dhe presionet lidhur me punësimin për votuesit. Ndër të tjera në këtë raport thuhet se, në bazë të marrëveshjes mazhorancë-opozitë u zhvillua një fushatë e lirë, ku u respektuan liritë themelore. Marrëveshja politike e 18 majit krijoi sfida për administratën zgjedhore, e cila rezultoi me një aplikim selektiv dhe të papajtueshëm me ligjin. Sipas raportit politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Ndërsa vlerëson se dita e zgjedhjeve ka qenë e rregullt, raporti vë në dukje edhe moszbatimin e plotë të disa procedurave në disa prej qendrave të votimit, ku theksohet se ka pasur vonesa në fillimin e procesit.
OSBE ka ngritur shqetësimin se, “shtyrja me një orë e votimit nuk ka pasur bazë ligjore, ndërsa ka shkaktuar pështjellim te votuesit”. Në raport thuhet se, “ditën e zgjedhjeve janë vërejtur parregullsi e mosveprime proceduriale”. “Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë”. Të ndryshojë ligji për grupet e numërimit, nuk duhet të jenë politike. Shqetësim i OSBE, i theksuar edhe në raportin final të zgjedhjeve është edhe shitblerja e votës. OSBE rekomandon zgjidhjen e këtij fenomeni përmes mekanizmave ligjorë. Në rekomandimet kryesore të OSBE është edhe hartimi i një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse. “Të thellohet depolitizimi i administratës publike”, thuhet gjithashtu në raportin e OSBE. Shqetësim i OSBE, i theksuar edhe në raportin final të zgjedhjeve është shitblerja e votës. OSBE/ODIHR evidenton se forcat politike të PD dhe LSI kanë denoncuar rastet e shitblerjes së votave, por sipas këtij raporti rastet e denoncuara nuk ndryshojnë rezultatin. “Rastet për shitblerjet e votave të paraqitura nga PD dhe LSI, nuk ndryshojnë rezultatin”, thuhet në raportin e OSBE. OSBE rekomandon zgjidhjen e këtij fenomeni përmes mekanizmave ligjorë. Në raport thuhet se, “ditën e zgjedhjeve janë vërejtur parregullsi e mosveprime procedurale”. “Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë”. OSBE rekomandon “të ndryshojë ligji për grupet e numërimit, të cilat nuk duhet të jenë politike, por trupa të pavarura”. Në raportin e OSBE vlerësohet se marrëveshja politike e 18 majit krijoi sfida për administratën zgjedhore, e cila rezultoi me një aplikim selektiv dhe të papajtueshëm me ligjin. Në rekomandimet kryesore të OSBE është edhe hartimi i një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse. “Të thellohet depolitizimi i administratës publike”, thuhet gjithashtu në raportin e OSBE.

Exit mobile version