Opozita e angazhuar me Reformën Zgjedhore, nesër në 9:30 mblidhet grupi i punës në selinë e PD

Opozita e bashkuar është e angazhuar për reformën zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur mazhorancës, që nesër mbledh një tryezë.

Bardhi bën të ditur, se opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tonë për Reformën.

Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, bën të ditur Gazmend Bardhi.

Gazment Bardhi

Exit mobile version