Opozita bllokon Komisionet Parlamentare: “Të dorëhiqet Xhafaj”!

Opozita ka bllokuar edhe Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar njëherazi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm. Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe deputetët e opozitës janë vendosur përballë mazhorancës në shenjë proteste; kreu i komisionit Erion Braçe ka tentuar të vendosë rregull dhe të shmangë aksionin e opozitës, por nuk ka mundur.
“Unë kërkoj t’u kërkoj ndjesë përfaqësuesve të institucioneve financiare këtu, tha Edmond Spaho. Kam respektin më të madh për ta; janë kolegë të nderuar, profesionistë; me disa prej tyre kemi punuar. Nuk ka të bëjë fare qëndrimi që po mbajmë këtu, ne kemi respekt dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ta. Por vendi ndodhet në një gjendje të tillë që nuk mund të rrimë indiferentë dhe të hiqemi sikur Kuvendi i Shqipërisë ndodhet në situatë normale. Nuk ndodhet në situatë normale. Prej disa ditësh ne kemi denoncuar një skandal shumë të madh: përfshirjen e ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Sapo u shkarkua dhe gjoja u bë në arrest shtëpie, ministri i mëparshëm i Brendshëm, hapet një histori me ministrin tjetër të Brednshëm. Nuk di ndonjë vend tjetër në botë që të ketë kaluar në faza të tilla”.
Deputetët e PD dhe LSI kanë vazhduar të qendrojnë disa ulur dhe disa në këmbë para tij ndërkohë që Braçe moralizonte se nuk ishte më sistemi kur një parti vendoste fatin e dikujt që mund të pushkatohet, por se duhet të funksiononin institucionet.

“Jam shumë i sigurtë që duhet të funksionojë shteti tha Braçe, dhe nuk është një parti politike që jep vendime. Deputeti vendosej të pushkatohej dhe pastaj ai pushkatohej vetë”.
“Lëre tani këtë muhabet”, qe reagimi nga opozita.
Braçe vazhdoi: “A ka mundësi të mbaroj unë?! Institucionet duhet të veprojnë”.
Përplasja në komision vazhdon, PD është duke e transmetuar LIVE aksionin e saj opozitar.
PS ikën nga komisioniauto Screenshot 81526370257
Deputetë e Partisë Socialiste janë detyruar të braktisin komisionin e Edukimit nën presionin dhe thirrjet e forta të kolegëve të opozitës, të cilët bënë thirrje që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të japë menjëherë dorëheqjen.
Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe deputetë e PD-së janë futur të gjithë në komision dhe nuk kanë lejuar zhvillimin e diskutimeve lidhur me projektligjin për Trashëgiminë Kulturore, që po prisnin socialistët, por kanë denoncuar me radhë edhe njëhërë të gjitha faktet që implikojnë Xhafajn në mbrojtjen e vëllait të tij trafikant deri në falsfikimin e neneve të Kodit Penal.
Deputetë të mazhorancës kanë insistuar që të vazhdojnë me pr.ligjin, porkolegët e tyre opozitarë kanë bërë thirrje me zë të lartë që të mos bëhen palë me krimin dhe të bashkohen me ta.

Opozita bllokon komisionin e Edukimit
“Derisa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen nuk do të ketë as seancë dhe as komisione normale”. Ky është paralajmërimi që Partia Demokratike i ka bërë sot, qeverisë nga salla e Komisionit të Edukimit.
Paralajmërimi i është drejtuar kryeministrit dhe qeverisë nga kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, i cili bashkë me deputetët e këtij komisioni kanë hyrë të gjithë në komision dhe nuk kanë lejuar zhvillimin e punimeve, por i kanë mëshuar me forcë denoncimeve të forta lidhur me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dënuar me 7 vite burg në Itali.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka debatuar me kolegët e PS-së duke u thënë se çfarë diskutimi mund të bëjmë ne për trashëgiminë kulturore, kur po i lini drogë dhe vetëm drogë fëmijëve tanë. “Mos heshtni, mos u bëni palë me krimin shtetëror,” bëri thirrje Vokshi.
Pas këtyre debateve, mazhoranca ka tentuar të kundërpërgjigjet dhe është larguar nga komisioni, për të mos u përballur me faktet.

Exit mobile version