OKB paralajmëron Shqipërinë: Vdekjet nga sëmundjet e tjera mund t’i tejkalojnë ato nga Covid-19

Në Shqipëri numërohen deri këtë të premte 189 humbje jetësh nga koronavirusi. Prej disa javësh vendi ynë po përballet me shifra të larta të pacientëve që ndërrojnë jetë duke rritur alarmin pranë autoriteteve shëndetësore.

Mungesa e shtretërve dhe pajisjeve mjekësore për përballimin e pandemisë shihet si përkthyes i një numri edhe më të lartë vdekjesh.

Në të njejtin konkluzion ka dalë edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në një raport mbi menaxhimin e pandemisë. Ekspertët e OKB japin alarmin se sistemi shëndetësor në vendin tonë është mjaft i dobët dhe se duhet një përmirësim i tij. Në të kundërt raporti i OKB paralajmëron se numri i vdekjeve nga Covid-19 do të jetë më i lartë se i vdekjeve nga sëmundjet e tjera.

Në raport thuhet:
Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të tejngarkohet së shpejti nga epidemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet. Siç theksohet edhe në Analizën e Situatës, vdekjet nga virusi mund të tejkalohen së shpejti nga vdekjet që ndodhin për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, që nuk do të menaxhoheshin dot mëtej për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor.

Exit mobile version