“Nuk do lejojmë që padrejtësia të fitojë”, Basha: Programi, alternativa dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohen shqiptarëve

Nga Vlora, Lulzim Basha i pyetur nëse do të ketë një parti të re, ai u përgjigj se Partia politike ekziston. Basha u shpreh se kemi strukturat, kemi organizimin, kemi njerëzit, kemi programin që sapo e kemi shpallur.

Pyetje: Do të ketë një parti politike të re?

Lulzim Basha: Partia politike ekziston. Ne kemi strukturat, kemi organizimin, kemi njerëzit, kemi programin që sapo e kemi shpallur. Ndaj, ajo që diskutohet është emri. Duke e çuar rekursin në gjykatë të lartë, ne edhe njëherë ju themi jo vetëm demokratëve, por dhe shqiptarëve që nuk mund të pranojmë padrejtësinë. Nuk mund të pranojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Dhe sigurisht urojmë që programi ynë, struktura jonë që është tërësisht gati, madje ka filluar punën për fushatën e ardhshme, t’ju paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Por nëse pazari dhe konspiracioni, jo thjesht kundër demokratëve, por dhe kundër shqiptarëve do ta pamundësojë këtë, padiskutim demokratët euroatlantik do të jenë në zgjedhje. Programi, alternativa dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohen shqiptarëve.

Exit mobile version