“Njëlloj si me Amnistinë Penale”/ Ardi Sefa: Akuzuan Bashën dhe PD si të shitur, por Rithemelimi sot është në pazar të hapur me Edi Ramën

Nga Ardi Sefa

Këtu e dy vjet i quajtën PD zyrtare, Bashën dhe deputetët që e mbështesin “të shitur”!

“Të shitur” në mëngjes, “të shitur” në mesditë, “të shitur” çdo mbrëmje nëpër ekranet e televizioneve, të cilat u dhanë hapësirë sa u desh qejfi.

Sipas tyre, “Shitja e Bashës dhe e PD zyrtare” shkonte pro synimit të zhbërjes dhe asgjesimit opozitës…

Po sot që të rithemeluarit e parë dhe të rithemeluarit e dytë, (të përlindurit me Gaz dhe pa gaz), bashkëpunojnë dhe pranojnë projekt-rezolutën për ngritjen në Kuvend të Komisionit të Posaçëm, për të bërë reformimin e legjislacionit, përfshirë edhe të drejtësisë kush është i shituri?

Apo kësaj here kur “i hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton duke përfshirë Kuvendin” quhet POLITIKË?

Njëlloj si me Amnistinë Penale?

p.s: Personalisht nuk jam kundër bashkëpunimit ndërmejt forcave politike kur bëhet fjalë për çështje madhore e në interes të kombit, përkundrazi.
Bashkëpunimi i sinqertë tregon kulturë politike, shpesh herë edhe moral.
Por në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litar!
Prandaj shpesh herë duhen matur fjalët…

Exit mobile version